970×90
970×90
970×90
970×90

Këshilltari i Veselit: Kadri Veseli refuzojë zëvendësimin e AAK-së me PSD-në

Këshilltari i Veselit: Kadri Veseli refuzojë zëvendësimin e AAK-së me PSD-në

Jam i befasuar nga numri i madh i zërave publik të Kosovës, që janë bërë flamurmbajtës të legjitimitetit të votës, duke thënë që Albin Kurtit i takon medoemos që të bëhet kryeministër pas këtyre zgjedhjeve, meqënëse Vetëvendosja është e para me 25.5%. Kjo gjë në vetëvete është e drejtë, por pyetja shtrohet se ku ishin keta pseudodashnorë të vullnetit të sovranit në vitin 2014, kur brenda një dite kutia e votimit u zëvendësua nga tavolina laramane e humbësve që krijuan VLAN-in?

Asokohe të njëjtët personazhe, jo vetëm që nuk e mbronin këtë parim të legjitimitetit kur bëhej fjalë për fitoren me 30.38% të Hashim Thaçit, por dilnin e thonin që shumica e qytetarëve kishin votuar kundër PDK-së. Ky krahasim nxjerr në pah dyfytyrësinë e këtyre njerëzve të cilët në mënyrë hipokrite për situata të ngjashme kanë mbajtur qëndrime parimore krejt të kundërta.

Prandaj sot “erdhi dita” qē këta njerëz të kërkojnë falje ndaj Hashim Thaçit e PDK-së që u kanë pas hyrë në hak në vitin 2014 duke mbështetur haptazi koalicionin e humbësve të VLAN-it.

Po ashtu do të ishte e ndershme ose më saktë “erdhi dita” që të pranojnë meritën dhe shprehin falënderim ndaj Kadri Veselit dhe PDK-së sot për dy standardet e larta morale që kanë dëshmuar në politikë. Së pari duke refuzuar krijimin e një qeverie të re pas dorëheqjes së Haradinajt përmes zëvendësimit të AAK-së me PSD-në.

Së dyti duke pranuar humbjen e zgjedhjeve dhe opozitën pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse u siguruan 22.2% të votave. Vetëvendosja në 2014 me vetëm 13.6% të votave jo vetëm qē nuk e pranoi verdiktin e popullit, por menjëherë u përpoq që ta bllokonte PDK-në me 6 muaj ngërç duke pranuar madje edhe koalicion me Listën Serbe për ta përmbushur këtë objektiv.

Related posts