970×90
970×90
970×90
970×90

Këshilltari i Thaçit lajmërohet nga Beogradi – A mund të ketë trazira këtë fundjavë?

Këshilltari i Thaçit lajmërohet nga Beogradi – A mund të ketë trazira këtë fundjavë?

Marrëveshja win-win ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë është tejet e nevojshme. Kështu është vlerësuar sot në tryezën “Sfidat për normalizimin e marrëdhënieve shtetërore”, të mbajtur në Beograd.

Pjesë e kësaj tryeze të rrumbullakët kishte edhe një përfaqësues nga Kosova. Bëhet fjalë për Blerim Shalën, këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi.

Me këtë rast, Shala foli për ecurinë e dialogut si dhe zërat e fundit se mund të ketë trazira në rast se nuk krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit, transmeton Indeksonline

Sipas tij, Beogradi zyrtar nuk mund ta ketë një rrugë të qartë drejt BE-së në rast se nuk bën zgjidhje me çështjen me Kosovën. Anasjelltas, sipas tij, edhe Kosova pa adresimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të aplikojë për anëtarësim në OKB dhe të vazhdojë rrugëtimin për BE.

“Ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare. Nëse po mendojmë të fitojmë njëri-tjetrin në dialog atëherë jemi në telashe të mëdha. Ne kemi nevojë për të gjetur një emërues të përbashkët që do të bashkonte qëllimet e të dy shteteve dhe se kjo është një kombinim fitues për Serbinë dhe për Kosovën”, theksoi Shala.

Duke komentuar spekulimet e ndryshme në lidhje me trazirat të reja, Shala deklaroi se në këtë drejtim ka pasur një pezullim të dialogut më parë. “Problemet duhet të mënjanohen pasi të njëjtat mund ta kthenin gjendjen në pikën zero”, deklaroi ai.

Ndryshe, ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me 4 gusht (nesër) pritet t’a përfundojë draftin e këtij statuti.

Related posts