970×90
970×90

Këshilltari i Isa Mustafës, avokati Besnik Berisha, kandidat për kryetar të LDK-së ?

Këshilltari i Isa Mustafës, avokati Besnik Berisha, kandidat për kryetar të LDK-së ?


Pas raportimeve të mediave se vetëm Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu e Vjosa Osmani e kanë lënë të hapur mundësinë për t’i hyrë garës për kreun e LDK-së, ka ironizuar jo pak një nga njerëzit më të afërt të Isa Mustafës.

Fjala është për avokatin Besnik Berisha. Ai në mënyrë ironike ka thënë se do të kandidoi edhe ai për kruyetar të LDK-së pasi nuk paska kandidatura të shumta.

“Meqë s’paska shumë kandidatë, po e lë mundësine hapur edhe unë. Kush e di, kësaj punë kurrë si dihet”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Përveç ironisë ky reagim i tij mund të jetë një sinjal se nuk do jenë në garë veç Haziri, Sejdiu e Osmani siç raportojnë mediat, por edhe kandidatë të tjerë, pse jo edhe Isa Mustafa. Ky i fundit vazhdon të mos deklarohet nëse synon edhe një mandat. Por duke qenë se i heshtur ishte dhe kur e “tradhëtoi” Fatmir Sejdiun më 2010 dhe në çastet e fundit i hyri garës.

Mustafa siç duket sërish po hesht me qëllim që t’i mëson ambiciet e gjithsecilit kandidat dhe pse jo të lobon në heshtje dhe në fund ta shpallë kandidaturën.

Duke parë deklarimet e deritanishme, një gjë është thuajse e sigurt. Ose do ketë një marrëveshje mes zyrtarëve të lartë se kush do udhëheq me partinë katër vitet e ardhshme ose gjasat janë që të ketë një tension të ri brenda kësaj partie.

Related posts