Në këtë reagim kanë thënë këshilli ka obligim kushtetues e ligjor për të siguruar që Prokurori i Shtetit të veprojë si i pavarur dhe i paanshëm, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe duke garantuar barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe të dyshuarit për vepra penale.
“Tendenca që takimet e organeve menaxhuese të sistemit prokurorial me prokurorë të paraqiten para opinionit si ndikime në raste të caktuara, janë plotësisht të pabaza, qëllimkëqija dhe me tendencë të uljes së imazhit dhe punës pozitive të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Këshilli Prokurorial i Kosovës garanton qytetarët e Kosovës se do të vazhdojë punën e pakursyer për të krijuar një ambient ku sundon rendi dhe ligji”, thuhet në njoftim.
“Tendenca për të njollosur punën e Këshillit Prokurorial dhe organeve të tij, si dhe përpjekjet për ta devalvuar punën e Prokurorit të Shtetit nga kushdo qoftë, përfshirë edhe grupe politike janë të papranueshme dhe i cilësojmë si ndërhyrje në punën tonë dhe cenim të pavarësisë së garantuar me Kushtetutë dhe ligj”, thuhet më tej në reagim.
Në këtë reagim KPK siguronë opinion publik se Këshilli ka krijuar infrastrukturë dhe resurse të nevojshme për punë të mirëfilltë të prokurorëve në zbatim të mandatit të tyre në luftën e pakompromis kundër krimit.