
Përfaqësuesit e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga Këshilli i Evropëspërmes një komunikate për media.
Teksti, tani duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian përpara se të kalojë procedurën formale të miratimit.
Rregullat e reja do t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo m