970×90
970×90

Këshilla e Federerit për Shaqirin dhe shoqërinë

Këshilla e Federerit për Shaqirin dhe shoqërinë

Tenisti më i trofeshëm i të gjitha kohëve dhe sipas shumë kujt edhe më i miri që ka luajtur këtë sport ndonjëherë, zvicerani Roger Federer, nuk ka qëndruar indiferent ndaj eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror Rusia 2018.

Federer, i pyetur për gazetarët lidhur me humbjen nga Suedia dhe qasjen e futbollistëve zviceranë, kishte një përgjigje në formë të këshillës për ekipin e shtetit të tij.

“Kam pritur më shumë nga ekipi, por kështu e ka në ndeshjet eliminuese. Jam i zhgënjyer. Nuk mund të luajnë vetëm 3 veta, ose 8 veta. 1 1lojtarë duhet të luajnë secilën ndeshje sikur të ishte finale dhe kjo e bën lojën kolektive të vështirë. Por, mendoj që nuk mjafton angazhimi vetëm në Kupën e Botës, duhet angazhim tërë vitin, në secilën ndeshje dhe në secilën stërvitje” përfundoi Federer në formë këshille prononcimin e tij lidhur me ekipin zviceran, në një konferencë prë media në Wimbledon.

Federer ka kaluar në xhiron e tretë të Wimbleodnit, pa humbur asnjë set në dy meçet e para.

Related posts