970×90
970×90
970×90
970×90

Kërkohet ndihmë për voglushen Una Gashi

Kërkohet ndihmë për voglushen Una Gashi

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët për kurimin e saj nga një sëmundje e rëndë.

Prindërit përmes postimeve në rrjete sociale kanë bërë të ditur se vogëlushja aktualisht ndodhet në një spital në Beograd, ku dhe po merr trajtim intensiv.

Ata kanë thënë se vajza e tyre po përballet e sëmundjen e HUS (Hemolytic Uremic Syndrome), dhe se gjendja e saj është e paqëndrueshme.

Postimi i plotë:

Kërkesë për Ndihmë Urgjente!

Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj.

Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).

Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.

Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës për përkrahjen që mund të ofroni.

NLB – Bank
Iban-: XK05 1701003028359905
Laurat Gashi

Related posts