
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka deklaruar rritjen e çmimit të tarifave të rrymës e kanë kërkuar KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Në një përgjigje për Ekonomia Online, ZRRE ka thënë se përgjigja e kësaj kërkese do të bazohet në një vlerësim të hollësishëm të aplikacioneve të paraqitura dhe më pas do të publikohet një raport për konsultim me publikun brenda dy javë.
“Kërkesa për përshtatjen e të Hyrave të Lejuara Maksimale për vitin 2025 është bërë nga KOSTT, KEDS dhe KESCO dhe është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Kjo kërkesë përfshin gjithashtu kërkesën për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Të dhënat e sakta mbi datën e dorëzimit të kërkesave janë të disponueshme në raportet e publikuara nga ZRRE në faqen elektronike të saj.”
Tutje, në përgjigje thuhet se ZRRE nuk mund të prononcohet derisa të përfundoj ky proces, më pas do të njoftoje se a do të ulën apo të rritet çmimet e tarifave të energjisë elektrike.
“Përgjigja e ZRRE-së ndaj kërkesës për rritjen e tarifave do të jetë e bazuar në një vlerësim të hollësishëm të aplikacioneve të paraqitura. Pas përfundimit të vlerësimit, ZRRE-ja do të publikojë një raport për konsultim me publikun, ku do të paraqesë analizat dhe rekomandimet e saj. Ky raport do të jetë në dispozicion për konsultim publik për një periudhë dyjavore. Pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vendim përfundimtar, i cili do të dërgohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Deri në përfundimin e këtij procesi dhe publikimin e raportit konsultativ, ZRRE-ja nuk mund të prononcohet lidhur me mundësinë e rritjes apo uljes së tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ky proces është i dizajnuar për të siguruar transparencë dhe për të marrë mendimin e publikut dhe palëve të interesuara para se të miratohet çdo ndryshim në tarifat e energjisë”, thuhet në përgjigjen e ZRRE’së.