
Raportet mes trajnerit të Bayern Munich, Niko Kovaç, dhe yllin kolumbian, James Rodriguez, mbeten të tensionuara.
Ish anëtari i Real Madridit, nuk është aspak i kënaqur me minutazhën që i dhuron trajneri kroat, e as me organizimin e skuadrës nga ky trajner.
Mediet gjermane raportojnë për një takim mes James Rodriguez dhe bordit të Bayern Munich, në të cilin ka shprehur shqetësimet e tij.
“Ose unë, ose Kovaç”, raportohet të ketë qenë kërkesa e fundit e James.
James po kalon sezonin e dytë te Bayern Munich si huazim, por me trajner Niko Kovaçin, vështirë të besohet se ai do të kompletojë transferimin në ‘Alianz Arena’ gjatë verës së vitit 2019