970×90
970×90
970×90
970×90

Kërcënimi që iu bë kryeministrit/ “35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”

Kërcënimi që iu bë kryeministrit/ “35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar. Kështu, në shtëpinë e tij është rritur niveli i sigurisë.

Krahasuar me ditët tjera, tani ka prezencë më të madhe të policëve.

Një kërcënim, kryeministrit iu bë në rrjetin social Facebook.

M.M. ka shkruar në grupin “Shes Blej Gjithçka” se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ket mashtrus dhe zhvats i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhter dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij.

Arsyeja e këtij kërcënimi është rritja e çmimeve të produkteve esenciale.

Se Kurti është kërcënuar, kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për FrontOnline ka thënë se, institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.

Related posts