970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kërçeli: Prishtina Parking i ka lënë jashtë shërbimit lagjet Santea dhe Lakrishte

Kërçeli: Prishtina Parking i ka lënë jashtë shërbimit lagjet Santea dhe Lakrishte

Ilir Kërçeli, Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking” se lagjet në Lakrishte dhe te Santea i ka lënë jashtë shërbimit. 

 

Lajmi i Plotë:

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” po dështon në ofrimin e shërbimit të parkingut sipas principit të barazisë për qytetarët e Prishtinës

Pavarësisht se Komuna vendosi komercializimin e parkingjeve publike të lagjeve të Prishtinës, duke i bërë me pagesë edhe për veturat  e banorëve rezidentë, “Prishtina Parking” ka dështuar në zbatimin e këtij projekti. Banorë të lagjeve si Lakrishta apo Santea ankohen se “Prishtina Parking” i ka lënë këto lagje jashtë shërbimit.

Duke qenë këto lagje shumë afër qendrës së qytetit dhe institucioneve ato janë shndërruar në “vendparkime falas” për vetura nga e gjithë Kosova, që parkojnë aty falas gjatë gjithë ditës duke ua zënë parkingjet banorëve rezident.

Përparim Rama pat premtuar një parking të madh nëntokësor në Lakrishtë, si pikë hyrëse e Prishtinës. Lëre që ky premtim nuk është askund, por ai po dështon në menaxhimin e parkingut në këtë lagje si dhe lagje të tjera.

Parkingu publik në Prishtinë ose duhet të jetë me pagesë për të gjithë e duke i favorizuar banorët rezidentë ose duhet të jetë siç ka qenë. Por, si me çdo gjë tjetër, projektet e P.Ramës ose nuk fillojnë fare ose dështojnë në gjysmë të rrugës.

Related posts