Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli, ka kritikuar LDK-në parti e udhëhequr nga Lumir Abdigjiku.
Kërqeli me anë të një statusi ka listuar skandalet e LDK-së të cilat janë duke u prodhuar përmes qeverisë së Përparim Ramës
Statusi i plotë:
LDK dhe Rruga e Re.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021 Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedhi për kryetar Lumir Abdixhikun.
Ky i fundit erdhi në krye të partisë si një reformator e shpëtimtar i ideologjisë Rugoviste.
Duke i munguar guximi e vetëbesimi për të kandiduar për kryetar të Prishtinës, filloi “gjahun” për emra të jashtëm për kryeqytetin. Gjuetia e parë ndaj një gazetari të njohur i dështoi, për të kaluar pastaj tek emri i cili është kryetar i Prishtinës sot. Një profil arkitekti, por i cili për tri vite qeverisje më së paku është marrë me arkitekturën e qytetit. Përkundrazi, sjellja e tij ka qenë prej ndërmarrësi privat i cili ka zgjedhë çdo mjet për të realizuar marrëveshje për interesa të caktuara jopublike, që ta jepin shijen e “tugjarëllakut” si thotë populli. Në një emision televiziv ishte deklaruar se “pse pas 5-6 viteve pasuria ime të mos arrijë 20-30 milion”!
Liderit të LDK-së nuk po i mungon guximi kur po tenton të duket si kopje e porositur në Ali Ekspres e liderit të parë të LDK-së. Guximi nuk po i mungon as të mungojë në 60 % të seancave të Kuvendit, duke mos u angazhuar në asnjë komision parlamentar.
Per kete (mos)aktivitet eshte paguar hiç me pak se mbi 65,000 euro.
Guximi po i mungon kur po bëhet fjalë për zgjedhje të reja (shpërndarje të Kuvendit). A thua pse?
Po e proklamon programin e tij si të duhur për Kosovën, si atë për çka ka nevojë vendi. Kurse kryeqyteti i cili po udhëhiqet nga partia e tij, e nga kandidati i tij, po prodhon skandale të përditshme. Të cilat po i radhiti më poshtë. Me një fjalë kjo është qeverisja e LDK-së së Abduxhikut përmes P.Ramës në Prishtinë:
1.Projekti “Arkitekti i Kryeqytetit” me vlerë mbi 12 milion euro, edhe pse kryetari na erdhi si një arkitekt me emër.
2.Konsulencë mbi 2 milion euro për atë se si duhet themeluar ky shërbim.
3.Asgjësim e vjedhje e dokumenteve zyrtare nga asamblesitë të LDK-së.
4.Kompenzim të pronave publike me vlera milionshe (vendim i anuluar me inciativë të Lëvizjes Vetëvendosje)
5.Suficit rekord në kryqytet me mbi 50 milion euro në vitin e kaluar.
6.Bicikleta me çmime astronomike, mbi 2700 euro për një bicikletë.
7.Dixhitalizim të procesit mësimor me të afërt të kryetarit.
8.Shitje e aseteve të ndërmarrjeve publike për sekretar të partisë.
9.Premtime nga viti në vit (2022-2023-2024) për autobusë të ri, por Prishtina mbetet pa autobusë të mjaftueshëm
10.Emërime të zyrtarëve partiak në ndërmarrje publike (Termokos, Prishtina Parking etj.)
E shumë e shumë skandale të tjera në kryeqytet.
Kjo është Rruga e Re e LDK-së. Ndoshta prandaj ka frikë për zgjedhje Abdixhiku, sepse qeverisja në Prishtinë është oferta e dështuar për të cilën ai mund të ndëshkohet edhe në zgjedhjet parlamentare!