Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli përmes një statusi në rrjetin e ti Facebook, ka thënë se Përparim Rama për qytetarët e Prishtinës po improvizime parqesh në katin e dytë të platove të betonit ndërsa tokën për shokët dhe ndërtimtarët. Shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi i plotë
Përparim Rama ka vendosur që tokën publike komunale ta këmbejë me shokë biznesmena siç ishte rasti i Badovcit, apo ta dedikojë për ndërtime të larta siç po synon me tokën e stacionit të autobusëve, apo me hapsirën publike të ndërmarrjes banesore në Lakrishtë.
Pra, tokën për shokët dhe ndërtimtarët, ndërsa për qytetarët e Prishtinës improvizime parqesh në katin e dytë të platove të betonit.
Madje, edhe vet rrugën Xhorxh Bush të cilën pretendon ta bëjë shesh, në fakt e ka më shumë në funksion të bizneseve, sesa që do krijojë ndonjë hapsirë publike për rekreacion e për qetësi të qytetarëve.
Thjesht, fokusi i Përparim Ramës janë projektet ku inkorporohen ndërtues e biznesmenë nga të cilët ai të përfitojë sa më shumë, sepse borxhet duhen paguar!