
Këngëtarja e cila u bë lajm në të gjitha mediat botërore për urinimin në fytyrën e një fansi gjatë performancës ka folur për ngjarjen që tmerroi njerëzit.
Sofia Urista nga grupi Brass Against ka realizuar një marifet të pabesueshëm gjatë performancës që nuk ka bërë askënd të ndihet rehat, sidomos fansi që është viktimë e kësaj performance.
Pasi vendosi të ftonte një fans në skenë, Urista i kërkoi të shtrihej dhe më pas nisi t’i hiqte pantallonat dhe t’i urinonte në fytyrë teksa ajo po këndonte.
Sofia tani ka publikuar një deklaratë në të cilën trajton këtë moment të çuditshëm dhe pranon se mund të ketë shkuar shumë larg “në emër të artit”.
“Unë gjithmonë i kam shtyrë kufijtë në muzikë dhe në skenë. Atë natë i kam shtyrë kufijtë shumë larg. Unë e dua familjen time, grupin dhe fansat më shumë se çdo gjë dhe e di që disa janë lënduar ose ofenduar nga ajo që kam bërë. Kërkoj falje atyre dhe dua që ta dinë se nuk doja t’i lëndoja”, ka shkruar ajo duke shtuar:
“Unë nuk jam një artiste skandalesh. Unë gjithmonë dua të vendos muzikën në radhë të parë. Unë jam mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj.”