
E fundit e cila shpërtheu në tregun ndërkombëtar është edhe shqiptarja, Ava Max.
“Sweet but Psycho” ishte kënga e cili arrit të ngrinte në majë të klasifikimeve këngëtaren me origjinë shqiptare, shkruan lajmi.net.
Ava ka një stil unik, madje shumë e kanë krahasuar me Lady Gaga-n, në të kënduar, në look por edhe në performanca.
Së fundmi, Ava ka njoftuar në Instagramin e saj se do të performojë në studion e emisionit “The Ellen Show”.
Ellen Degeneres njihet si një nga moderatoret më të famshme dhe më mbështetëse e talenteve të reja. /Lajmi.net/

23:58 | 04/11/2019