970×90
970×90

Këngëtari Fatmir Miroci, shpalos planet muzikore

Këngëtari Fatmir Miroci, shpalos planet muzikore

Këngëtari nga Juniku, Fatmir Miroci i cili është mjaft aktiv në zhanrin e muzikës popullore, është duke punuar në albumin e ri i cili pritet të dal shumë shpejt në tregun muzikor. Por, përtej kësaj ai është edhe shumë i dashur për diasporën shqiptare, i cili është mjaft i kërkuar nga ata. 

 Ai, në një prononcim të shkurtër për portalin, gazetaprojekti.com, shprehet, se 

” Knaqesësi e madhe që në këto ditë po qendrojnë në Kosovë bashkëatdhetarët ku për nder te tyre do ta organizojmë një koncert në Junik me datën 6 gusht, dhe shfrytezoj rastin ti ftoj të gjithë të festojmë së bashku” thotë Fatmiri. 

Por, ai ka edhe një brengë për rininë kosovare të cilët po e lëshojn vendin dhe po ikin nga Kosova. 

“Është brengosëse dhe në të njëjten kohë edhe e dhimbshme sepse vendin po e lëshojn personat më të mirë” 

Ai, është mjaft aktiv edhe në diasporën shqiptare me mbrëmjen muzikore dhe së shpejti do ta organizoj një tur në qytetet muzikore, duke u nisur nga Zürichu, Stuttgarti, Hamburgi, Luzern, Geneve dhe vendet të tjera ku është prezent diaspora shqiptare.

Related posts