970×90
970×90

Kendall Jenner: Kjo është e vetmja gjë për të cilën do luftoja me jetë

Kendall Jenner: Kjo është e vetmja gjë për të cilën do luftoja me jetë

Postimet e Jenner përfshijnë edhe një intervistë me pyetje dhe përgjigje në YouTube me modelen 24-vjeçare, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli i “KUWTK” foli sinqerisht për marrëdhënien e ngushtë që ndan me motrat e saj, admirimin për nënën Kris Jenner dhe atë pse ndihet rehat për të qenë një nga fytyrat e Calvin Klein.

Kendall tregoi fizikun e saj të përsosur në të brendshme të zeza në kampanjën e “Calvin Klein”.

Ndërsa për intervistën, modelja zgjodhi të paraqitej me një bluzë të bardhë me etiketën e “Calvin Klein”.

Kendall tha se “është gjithmonë bukur të jesh këtu me Calvin Klein. Në këtë pikë, unë ndihem aq rehat”.

“Sidomos kur jam këtu në LA më pëlqen të vesh xhinse dhe një bluzë e atlete. Më pëlqen të ndihem rehatshëm”, shtoi ajo.

Jenner u bë sentimentale kur përshkroi familjen e saj si të vetmen gjë për të cilën do të luftonte gjithë jetën.

“Gjëja më e mirë të kesh kaq shumë motra është dhe gjithmonë ke shoqe. Dhe gjithashtu, nëse ke nevojë për këshilla, ke shumë njerëz për t’i thirrur, edhe nëse njëri prej tyre nuk përgjigjet”, deklaroi modelja.

Ajo pranoi se secila nga motrat e saj, qoftë Kim, Kourtney, Khloe apo Kylie është ‘shumë e mirë për të dhënë këshilla kur iu kërkon.

“Unë mendoj se jam me fat që kam motra dhe një familje të madhe, ata jetojnë në këtë botë me mua dhe i kuptojnë gjërat nëpër të cilat kaloj”, shtoi Kendall.

Kendall tha se ka mësuar shumë gjëra nga nëna, ndërsa e falënderon për ndërtimin e themeleve për vlerat dhe zakonet që ndajnë ajo dhe motrat e saj.

‘Unë mendoj se një nga gjërat që vlerësoj më së shumti që ajo futi tek ne është mënyra se si ne kemi rregulluar jetën tonë dhe si shtëpitë tona dhe mënyrat se si ne argëtohemi”, deklaron modelja. 

Related posts