970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kelmendi: Daçiq dhe Vuçiq do të duheshin të përballeshin me drejtësinë

Kelmendi: Daçiq dhe Vuçiq do të duheshin të përballeshin me drejtësinë

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiq do të duheshin të përballeshin me drejtësinë se ishin zëdhënës të krimeve të tmerrshme të Millosheviçit.

Kelmendi përmes një postimi në Twitter ka përmendur Goebbels, duke thënë se mund të ishte ngritur në pushtet si Presidenti ose Kryeministër i Gjermanisë pas luftës.

Sipas tij, një realitet tjetër është në Serbi, që Vuçiq, i cili më parë shërbeu si Ministër i Informacionit i Millosheviçit, dhe Daçiç, i cili ishte zëdhënës i partisë së Millosheviqit, kanë qenë në krye të Serbisë për 12 vitet e fundit.

Ndër të tjera ai ka thënë se kjo situatë mund të shihet si një dështim i rëndësishëm nga ana e demokracive perëndimore.

Problemi është se Serbia nuk denazizoi! Është e vështirë të kuptosh një skenar ku dikush si Goebbels mund të ishte ngritur në pushtet si President ose Kryeministër i Gjermanisë pas luftës. Megjithatë, në Serbi jemi dëshmitarë të një realiteti tjetër. Vuçiq, i cili më parë shërbeu si Ministër i Informacionit i Millosheviçit, dhe Daçiç, i cili ishte zëdhënës i partisë së Millosheviqit, kanë qenë në krye të Serbisë për 12 vitet e fundit. Kjo situatë mund të shihet si një dështim i rëndësishëm nga ana e demokracive perëndimore. Për rrjedhojë, individë si Nestoroviç sot e kanë shumë normale të bëjnë kërcënime kundër NATO-s, shqiptarëve, kroatëve dhe të tjerëve. Partia e Millosheviqit (SPS) duhej të ishte ndaluar. Vuçiq dhe Daçiq duhej të përballeshin me drejtësinë se ishin zëdhënës të krimeve të tmerrshme të Millosheviçit që lanë të vdekur 130 mijë njerëz, miliona refugjatë. Nuk është kurrë vonë për të filluar pastrimin e dollapit!” – ka shkruar Kelmendi.

Related posts