970×90
970×90
970×90
970×90

Kelmendi: A ka kush që i tregon ministrit të Shëndetësisë se “kaubojkat” NUK vishen me tesha kat

Kelmendi: A ka kush që i tregon ministrit të Shëndetësisë se “kaubojkat” NUK vishen me tesha kat

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka komentuar veshjen e ministrit të Shëndetësië, Rifat Latifi, i cili së fundi u pa që kishte mbathur ‘kaubojka’.

Kelmendi ka thënë se ministrit Latifit duhet t’i bëhet me dije që ‘kaubojkat’ nuk vishen me teshat më zyrtare.

“A ka kush që i tregon këtij ministrit të Shëndetësisë se “kaubojkat” NUK vishen me tesha kat dhe me kravatë flutur!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Tujet ai ka pyetur nëse ministri që u kthy nga Amerika për të punuar në Kosovë, ia ka filluar punës.

“Ndoshta do t’i falej po të ishte në biznesin e naftës diku në Texas, por ai po na thotë që është ministër i Shëndetësisë në Kosovë.Do ta falënderonim sikur prej Amerikës të na sjellte edhe kompetencën shëndetësore, jo vetëm kiçin vizuel!E kur jemi këtu, a ia ka fillu’ punës ende a jo?!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministrit Latifi edhe disa herë të tjera u shfaq me kaubojkat e tij në emisone televizive, gjë që ra në sy dhe u komentua fort në internet.

Related posts