
Kejvina Kthella vazhdon të mbetet emër shumë i komentuar, ndërsa merr vëmendje me paraqitjet atraktive.
Me ngritjen e temperaturave, ajo i shpeshtoi fototgrafitë në rroba-larjeje, në të cilat vë në pah fizikun e përsosur.
Mëngjesin e sotëm, modelja bëri që të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo, teksa u fotografua e veshur me bikini ngjyrë portokalli.
Në atë foto, Kejvina shfaqet e kuruar në çdo detaj, me flokë të rregulluara dhe me grim, ndërsa po qëndronte para pishinës.
Natyrisht se edhe kësaj radhe nuk munguan pëlqimet dhe komentet e shumta të fansave të saj.
