
Komisioni Europian paraqiti sot planin e tij të ri për klimën 2030, duke përfshirë një objektiv më të rreptë për të ulur me 55 % nivelet e emetimeve gazrave serrë.
“E ardhmja e brezave të ardhshëm është në rrezik, nëse BE nuk merr masa tani”, tha Frans Timmermans, eurokomisioneri për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, raporton ATSh.
Si pjesë e planit, KE botoi ndryshimet e sugjeruara në një Ligj Europian të Klimës, të propozuar më parë, duke përfshirë objektivin e ri të uljes së detyrueshme me ligj të emetimeve me 55 %, nga 40 %.
Timmermans sqaroi se Komisioni do të paraqesë një plan të detajuar për mënyrën e arritjes së këtij objektivi deri në qershor 2021.