970×90
970×90

KD Events & Comnunications, përmes zërimit i’a sjell Kosovës sonte tifozët në stadium

KD Events & Comnunications, përmes zërimit i’a sjell Kosovës sonte tifozët në stadium

Kosova do të përballet sonte me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i grekëve në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Shkruan Gazeta Projekti.

‘Dardanët’ do kërkojnë të marrin fitoren me çdo kusht, pasi në takimin e parë me Moldavinë barazuan 1-1 në Parma të Italisë.  E për ta bërë edhe më te fort  ekipin tonë në kohë pandemie është përkujdesur kompania KD Events, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Puneve të Brendshme kanë organizuar një simulim i cili do të duket sikur tifozët të jenë në stadium. Pra, përderisa lojtarët luajnë në fushën e gjelbër, afër stadiumit në muret e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shfaqen pamje motivuese për ta dhe natyrisht do të shoqërohen me zërim të fuqishëm. Kjo është bërë e ditur nga kompania KD EVENTS, 

Njoftimi i plotë:

Kosova jonë, brohoritja s’të mungon!

Nuk do t’i lëmë heronjtë tanë pa përkrahje edhe pse në kohë pandemie, lojtarët tanë në fushë kanë nevojë për ne sot më shumë se kurrë. Për këtë arsye DARDANËT ne bashkepunim me KD Events & Communications dhe Ministrin e Puneve te brendshme kane vendosur që në këto kushte pandemie, megjithatë t’ua mundësojë lojtarëve tanë motivimin që ata e kanë marrë gjithmonë nga përkrahja në stadium.

DARDANËT, KD EVENTS & Communications dhe MPB sjellin pamjet nga projeksioni qe do të jenë të dukshme përderisa lojtarët luajnë në fushën e gjelbër, prandaj afër stadiumit në muret e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shfaqen pamje motivuese për ta dhe 

natyrisht do të shoqërohen me zërim të fuqishëm ashtuqë 11-shës sonë në fushë të mos i mungojë as brohoritja e ngrohtë e Dardanëve. 

Kosovë jemi me ty. Ju na bëni krenarë, ne ju mbështesim në çdo rrethanë.

FORCA KOSOVA🇽🇰FORCA DARDANËT

Related posts