
KB Peja është kampionia e re e Kosovës në basketboll. Këtë sukses klubi pejan e arriti pasi e mposhti skuadrën e Trepçës në ndeshjen e pestë finale me rezultat 91:93.
Për të vendosur fituesin e kësaj ndeshje është dashur të zhvillohet t edhe vazhdimi prej pesë minutash, pasi Trepça e barazoi rezultatin në sekondat e fundit.
Peja në vazhdime arriti që në sekondat e fundit të shënon dhe të dërgon titullin, i cili mungon prej dhjetë vitesh. Ky është titulli i shtatë kampion i klubit pejan.