Na ka ndodhur shpesh që në filma të ndryshëm, kryesisht produkte të Hollywood, Las Vegasi të shfaqet si purgatori, pasi në varësi të fatit të gjithsecilit ndahet “ferri” dhe “parajsa”.
E ashtu siç edhe e kemi parë nga ekrani, magjia që ofrojnë kazinotë është reale.
Por për të qenë më të qartë: Jo të gjithë resortët në Las Vegas janë krijuar njësoj. Disa godina tërheqin nga ofertat e kazinove, të tjera nga shkëlqimi apo ofrimi i ushqimeve dhe pijeve pa limit, e disa të tjera kanë qendra gjigande relaksi.
Më poshtë janë radhitur 12 hotelet-kazino më të preferuara të frekuentuesve të rregullt, e të gjitha për arsye nga më të ndryshmet.
FOTO GALERI
1/12
1 – Kazinoja më e mirë për baste sportive: Caesars PalaceAjo konsiderohet si parajsa për të apasionuarit pas sportit, me ekrane gjigant e lojëra pa fund në një hotel luksoz.
2- Kazinoja më e mirë për slot machine: ARIA Jo vetëm që ka hapësirën më të madhe me këto pajisje, por një tërheqje mund të kushtojë deri në 5000 $.
3 – Kazinoja më e mirë për poker: Bellagio Hapësira të reja janë hapur e mbyllur, por dhoma e pokerit në hotelin Bellagio vijon të mbesë më preferuara mes veteranëvdhe amatorëve të pokerit.
4- Kazinoja më e mirë për ata që nuk luajnë: MGM Grand Nuk ke pse luan me shuma të mëdha për të kaluar një natë të paharrueshme në hotelin MGM Grand.
5 – Kazinoja më e mirë për lojërat e tavolinës: Golden Nugget
6 – Kazinoja më e mirë për relaks: Red Rock Casino Resort & Spa
7- Kazinoja më e mirë për ushqimet: The Cosmopolitan of Las Vegas
8- Kazinoja më e mirë për panoramën: Stratosphere Casino, Hotel & Tower