Ministria e Punës dhe Administratës e ka kthyer në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytuqin i cili dje me vendim të ministrit të kësaj ministrie Arban Abrashi u shkarkuar, shkruan Reporteri.net.
MPBA ka vlerësuar se vendimi i Arban Abrashit, është i paligjshëm.
Në vendimin e MPBA-së thuhet në këtë vendim të kundërligjshëm Abrashi nuk ka dhënë fare arsyet e shkarkimit.
Në vendimin që e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, thuhet se nëni 62 I ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik I ka përcaktuar taksativisht arsyet kur nëpunësi civil mund të lirohet nga detyra. Për më tepër paragrafi 3.2 i nenit 61 të Ligjit përcakton se nëpunësit e kategorisë së kartë drejtuese lirohen nga detyra me vendim të “Qeverisë” me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore.
Ky është vendimi i plotë:
Anulohet vendimi me numër protokolli 1680 i datës me numër protokolli 1680 I datës 1.03 2021 i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës
2. Detyrohet Ministria e Infrastrukturës për zbatimin e menjëhershëm të këtij Vendimi
3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit
Ministrit i Ministrisë së Infrastrukturës me Vendimin e kundërligjor me numër protokolli 1680 i datës 1.032021 e ka liruar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës z.Izedin Bytyqi
Në vendimin e kundërligjshëm nuk ka dhënë fare arsyet e nxjerrjes së këtij Vendimi
Neni 62 i ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik i ka përcaktuar taksativisht arsyet kur nëpunësi civil mund të lirohet nga detyra. Për më tepër paragrafi 3.2 i nenit 61 të Ligjit përcakton se nëpunësit e kategorisë së kartë drejtuese lirohen nga detyra me vendim të “Qeverisë” me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore.
Në këtë mënyrë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturë me Vendimin me numër numër protokolli 1690 i datës 1.03.2021 ka shkelur dispozitat ligjore, rrjedhimit vendimi i tillë ex-lege bëhet akt administrativ i detyrueshëm për anulim për shkak të paligjshmërisë.