Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prizren
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në Prizren, ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin e ka konfrmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Më datë 07.01.2025 rreth orës 00:28 është raportuar një aksident trafiku në rrugën”Wesli Clark” në Prizren. Në aksident janë të përfshira tre automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkatuar dëme materiale dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.
Bytyqi bëri të ditur se patrulla policore ka dal në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin.