Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e tretë më e votuar në Komunën e Gjakovës.
Më së shumti vota në këtë komunë ka siguruar koalicioni AAK-PSD, me një rezultat prej 34,60 për-qind ose 14,053 vota gjithsej.
Subjekti i dytë me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti ka siguruar 12.533 vota ose 30,86 për-qind.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 7.316 vota ose 18,01 për-qind.