
Njësia patrulluese e Antikontrabandës së Doganës sot rreth orës 18:00 në afërsi të Drenasit, kanë kapur një sasi të një produkti të kontrabanduar nga Serbia.
Në furgonin e tipit ‘Opel’ janë gjetur 105 të çamçakëzëve “Orbit”, duke i kontrabanduar nga Serbia, fillimisht personi i dyshuar nuk është ndalur duke mos përfillur urdhërat për ndalesë dhe ka tentuar që të ikte përmes rrugëve dytësore, njofton gazetametro.net
Vlera e kësaj sasie të sekuestruar nga Dogana është rreth 20 mijë euro, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje dhe i njëjti është i njohur nga policia dhe Dogana për veprime të tilla kontrabanduese.
“Zyrtaret doganor e kanë ndjekur në një distancë të konsideruar derisa vetura e dyshimtë ka hasur në rrugë të pa përshtatshme për lëvizje të mëtejme në afërsi të qytetit të Drenasit. Me këtë rast zyrtarët doganor kanë vënë vozitësin nën kontroll dhe kanë zbuluar se në veturë gjendet malli çamçakëz i llojit orbit i kontrabanduar nga Serbia, në sasi prej 105 pako dhe vlerë rreth 20.000 Euro”
“Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të luftuar të gjitha llojet e kontrabandës, ndërsa që zyrtarët tanë janë të përgatitur me trajnime dhe pajisje të avancuara për të ndërmarrë veprime operative që i mundësojnë Doganës që të zbatojë mirëfilli misionin e vet, ndërsa nga qytetarët kërkojmë përkrahje me informata dhe forma tjera në mënyrë që të jemi efikas në parandalimin e rreziqeve që paraqesin këta persona dhe biznese të papërgjegjshme, qoftë me sigurinë e ushqimeve që i sjellin kontrabandë dhe te pa kontrolluara, qoftë me rrezikimin qe i shkaktojnë publikut me ngasje të rrezikshme dhe plotësisht të papërgjegjshme, që ka ndodhur që të jenë shkas i humbjes së jetëve të njerëzve të pafajshëm jo rrallë herë nga po këto aktivitet kriminale”, përfundon njoftimi./