
Kombëtarja e Francës këtë vit fitoi Kupën e Botës në botërorin e Rusisë, duke e mundur 4:2 në finale Kroacinë.
Në mesin e kandidatëve për Topin e Artë janë edhe Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.
Kante ka thënë se dëshiron që një lojtar nga Franca ta fitojë këtë çmim, para Cristiano Ronaldos dhe Luka Modricit.
“Fituesi i Topit të Artë? Vështirë të përzgjedh”, ka deklaruar Kante.
“Keni një Luka Modric që ka pasur një sezon të mirë, do të ishte mirë ta fitonte një francez shkaku i Kupës së Botës”.