970×90
970×90
970×90
970×90

Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Blakaj, viziton fabrikën “EuroTerm” në Gjakovë

Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Blakaj, viziton fabrikën “EuroTerm” në Gjakovë

Sipërmarrësi Ukë Blakaj, i cili është kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , ka zhvilluar një vizitë në fabrikën “EuroTerm” në Gjakovë, një ndër kompanitë më të suksesshme në fushën e prodhimit të pajisjeve termike në vend, shkruan Gazeta Projekti.

Gjatë vizitës, Blakaj u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe punën e palodhur të stafit të fabrikës. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë, duke e vlerësuar “EuroTerm” si një shembull të shkëlqyer të inovacionit dhe qëndrueshmërisë në sektorin e industrisë në Kosovë.

“Me mikun tim, Avdi Tafilaj, vizituam sot fabrikën e polisterolit me standarde evropiane, “EUROTERM”, në Gjakovë, e cila është në pronësi të Betim Tafilajt dhe Xhevdet Hykosmanit.

Gjatë vizitës, diskutuam për mundësitë për sigurimin e tregut në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës, duke forcuar kështu prezencën e produkteve vendore në arenën ndërkombëtare”, tha Blakaj.

“Prodhuesit si ‘EuroTerm’ janë shtylla e ekonomisë së vendit. Ata krijojnë vende pune, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe promovojnë cilësinë e prodhimeve vendore. Mbështetja ndaj tyre është prioritet për mua dhe Aleancën,” tha Blakaj.

Related posts