970×90
970×90
970×90
970×90

Kandidati i PDK-së, Rrahman Rama, zhvillon takim me qytetarët dhe veteranët e luftës në Viti

Kandidati i PDK-së, Rrahman Rama, zhvillon takim me qytetarët dhe veteranët e luftës në Viti

 

Rrahman Rama, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, i cili mban numrin 7 në listën zgjedhore, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me qytetarët dhe veteranët e luftës në komunën e Vitisë, shkruan “Gazeta Projekti”.

Gjatë takimit, Rama shpalosi vizionin e tij politik, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të dinjitetshëm të interesave të qytetarëve dhe veçanërisht të veteranëve të luftës. Ai vuri në pah përkushtimin e tij për të mbështetur këtë kategori me projekte konkrete që garantojnë mirëqenie dhe respekt për kontributin e tyre në historinë dhe lirinë e Kosovës.

“Veteranët e luftës janë gurthemeli i shtetësisë sonë dhe meritojnë një trajtim dinjitoz. Angazhimi im si deputet do të jetë fuqizimi i politikave që përmirësojnë jetën e tyre dhe adresojnë sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë,” u shpreh Rama. / Gazeta Projekti /

 

Related posts