
Kampionati Botëror i vitit 2022 ka nisur zyrtarisht të dielën me ceremoninë e hapjes në stadiumin Al Bayt në Al Khor të Katarit.
Spektakli u kryesua nga këngëtarja libaneze, Myriam Fares, e cila performoi himnin zyrtar, “Tukoh Taka”, së bashku me Nicki Minaj dhe Maluma para 60.000 tifozëve.
Ndeshja e parë është zhvilluar në mes Ekuadorit dhe Katarit ku Ekuadori e ka nisur me fitore fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, duke mposhtur 2-0 nikoqirin e turneut, Katarin.
Ky spektakël futbolli po shihet më vëmendje edhe në Kosovë sidomos nga protagonistët kryesor të tij. Ka qenë presidenti i klubit më të mirë FC Ballkanit, Arsim Kabashi i cili ka postuar nga zyret e kompanisë së tij, “Cima-Construction”, duke përcjell kampionatin botëror.