970×90
970×90

Kampioni i Kosovës në futboll, sonte zbret në fushë për të vazhduar garat evropiane

Kampioni i Kosovës në futboll, sonte zbret në fushë për të vazhduar garat evropiane

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të zbresë në fushën e blertë sonte për ta zhvilluar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Therandasit janë i vetmi ekip kosovar që ka mbetur ende në garat evropiane pasi paraprakisht u eliminuan Gjilani, Dukagjini e Drita.

E ekipi Portokalli do të luajë sonte me ekipin Lincoln Red Imps, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadra nga Suhareka synon ta kalojë edhe këtë “pengesë” për të shkuar në fazën e “play-offit”.

Natyrisht, ekipi i Ilir Dajës do të mundohet të kryejë punë qysh sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në mënyrë që të jetë më i qetë në duelin e kthimit, i cili do të luhet në Gjibraltar pas një jave.

Kundërshtari i Ballkanit nuk është i nivelit të lartë, prandaj edhe ekipi kosovar konsiderohet si favorit, ndonëse do të luajë pa Albin Rrahmanin, i cili së fundmi iu bashkua Rapidit të Bukureshtit.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45, shkruan “Gazeta Express”.

Kampioni i Kosovës do të luajë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Related posts