Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë. Një kamion ka goditur për vdekje një grua.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në këtë komunë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ngasësi i kamionit është shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion) .
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës