
Prezantuesja Kadrie Canolli, njëherit edhe ambasadorja e brendit Guess në Kosovë, ka realizuar fotosesionin e radhës me kompaninë në fjalë.
Fotot janë të realizuara në Lugano të Zvicrës me një ndër fotografet me të njohura të Guess, Yasmine Kateb.
Lidhur më këtë Kadria ka disa fjalë: Falenderim i veçantë për fotografin tim të preferuar për këto foto të mahnitshme, gjithashtu përgjithmonë mirënjohës për të qenë pjesë e familjes Guess dhe kreatorit të famshëm Paul Marciano që më mundësojë të jetojë një ëndërr si kjo.
Më poshtë mund ti shihni disa nga fotografitë e lartëpërmendura.


