Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sonte pas mesnate pritet të kthehet në Kosovë nga Ljubjana e Sllovenisë, atje ku tha se ka shkuar për doktoraturë.
Veseli pritet të jetë në Aeroportin e Prishtinës diku në ora 00:05 minuta.
Sipas këtyre burimeve ai aktualisht është në Aeroportin e Ljubjanës ku pritet të niset për Kosovë.
“Kadri Veseli tash është në Aeroportin e Ljubjanës dhe po udhëton për Prishtinë. Në Prishtinë pritet të jetë rreth orës 00:05 minuta pas mesnate”, ka thënë ky burim.
Pasditen e sotme u raportua se Veseli ka udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale, por që e demantoi vet Veseli.