970×90
970×90
970×90
970×90

Kadri Veseli refuzon ftesën e kryeministrit Hoti për pjesmarrje në Washington

Kadri Veseli refuzon ftesën e kryeministrit Hoti për pjesmarrje në Washington

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z, Kadri Veseli, e ka refuzuar ftesën e kryeministrit Hoti për pjesmarrje në delegacionin e Kosovës në Washington, i cili do të mbahet me 4 shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Projekti. Lajmin për refuzimin e ka bërë drejtori për media i Partisë Demokratike, Bashmir Xhemaj.

Lajmi i Plotë:

Kryetari Veseli dhe PDK kanë pranuar një letër nga Kryeministri Hoti rreth pjesëmarrjes së mundshme të PDK/së në takimet e ardhshme në Uashington dhe Bruksel.

PDK e vlerëson momentum të mirë përfshirjen e ShBA-ve që duhet të shfrytëzohet nga Kosova. Kryetari Veseli i ka kthyer përgjigje sot pasdite kryeministrit duke e mbështetur rolin e ShBA-ve, por PDK nuk do të marrë pjesë në delegacion.

Partia Demokratike e Kosovës mbështet vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që është në përputhje me platformën tashmë të njohur të saj, e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.//Gazeta Projekti//

Related posts