970×90
970×90

Kadri Veseli po përgaditet për zgjedhje

Kadri Veseli po përgaditet për zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe sekretari elektoral, Betim Gjoshi, ka vizituar strukturat e partisë në Shtime dhe Lipjan.

Gjatë kësaj vizite ai ka përgëzuar punën e madhe që po bëjnë këto dy degë në zhvillimin e reformave përbrenda tyre.

Kryetari Veseli ka theksuar edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme për mobilizim të strukturave të PDK-së në të mirë të qytetarëve, karshi sfidave nëpër të cilat po kalon vendi.

Kryetarët e Degëve të Shtimes dhe Lipjanit, Rrahman Jakupi dhe Hyzer Rizani duke falënderuar kryetarin Veseli dhe Kryesinë Qëndrore për mbështetjen, kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre të madh për realizimin e politikave partiake me interes qytetarin dhe shtetin. Kjo është vizita e radhës e Veselit, nëpër degë të cilën ka vendoa ta realizoj. Kujtojmë se ai këto vizita e ka filluar nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë./GazetaProjekti/

Related posts