
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në valën e largimeve të zyrtarëve të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë, nuk ka kyrsyer edhe Azem Sylën dhe Adem Grabovcin.
Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.
Sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.
Kujtojmë që nga kabineti i kryeparlamentarit Veseli, kanë konfirmuar për Gazetën Metro se përveç ministrit Beqaj, zëvendësministrit Çekun, dhe këshilltarit Veselit, Nijazi Kryeziut, Qemajl Mustafës etj, i liruar nga detyra në këtë parti është edhe ish kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Bashota ishte shpallur fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës, në maj të këtij viti.
Kreu i PDK-së po ashtu ka konfirmuar se partia që drejton nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që kanë aktakuza të konfirmuatra.