![Kadri Veseli për Kombëtaren e Kosovës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/09/9ADC3760-B375-4711-AA4B-5DAED649884B.jpeg)
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka realizuar një video përkrahëse për futbollistët e kombëtares së Kosovës, përmes së cilës i ka sfiduar edhe pesë persona tjerë të njohur për t’iu përgjigjur sfidës së tij me video të tilla në mbështetje të futbollistëve tanë.
“Puna ekipore është çelësi i suksesit dhe dëshmia më e mirë për këtë është Kombëtarja e Kosovës. Këtë video e bëra për ta konfirmuar përkrahjen e plotë për djemtë tanë dhe ju ftoj edhe juve ta bëni nga një, duke i sfiduar gjithmonë nga pesë persona. Suksesi vjen kur ne jemi të bashkuar. Të parët që i sfidoj janë: Agim Ademi, Driton Kuka, Besim Hasani, Geta Beqa dhe Kujtim Gashi. Përkrahe Kosovën!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
VIDEO: https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1349694001872469?sfns=mo