970×90
970×90
970×90
970×90

Kadri Veseli, partive politike: Mos merrni shumë dëshpërim e nervozë – ofroni programe konkrete

Kadri Veseli, partive politike: Mos merrni shumë dëshpërim e nervozë – ofroni programe konkrete


Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli nga Rahoveci iu ka bërë thirrje kundërshtarëve politikë që mos të adresojnë akuza të ndërsjella mes veti, por të ofrojmë programe konkrete të cilët do t’i shërbejnë qytetarëve të vendit.

Veseli gjatë tubimit zgjedhor, para anëtarëve të PDK-së dhe simpatizantëve, tha se pas zgjedhjeve të 6 tetorit më së shumti do të fitojë Kosova, ndërsa premtoi rritje të pensioneve deri në 80% gjatë mandatit të ardhshëm, njofton Klan Kosova.

”Të jenë më të qetë mos të marrin me shumë dëshpërim dhe nervozizëm, sepse shumë po hedhin akuza dhe fyerje mes nesh. Ne nuk do të ndajmë më shumë popullin tonë. Ata duhet të orientohen më shumë në projekte, çka do të bëjnë për Rahovecin, për të rinjtë, për luftën kundër korrupsionit, për fermerët”, tha Veseli.

”Projekti ynë është i qartë, ekonomi e qartë dhe konkurruese. Ne do të investojmë edhe tek ndërmarrësit. Do të ketë vetëm ulje të tatimeve. Ju arrini ta ndërtoni një biznis, prodhoni sa më shumë dhe punësoni të rinj e të rejat”.

”Do t’i përkrahi kategoritë e dala nga lufta. Nuk do t’ua ndalim pensionet kontributdhënëse. Për pensionistët e të gjithë kategorive, do të ketë rritje çdo vit nga 20% që i bie për katër vjet në 80%”.

Veseli po ashtu shpalosi para rahovecianëve edhe disa nga pikat e programit të tij qeverisës, ku fermerëve iu premtoi subvencione dhe projekte në ujitjen e tokave.

”Pas 6 tetorit do të fitojë më së shumti Kosova, e Kosova fiton më shumë në adresën e Ushtrisë e Çlirimtare të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Veseli.

Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherësh kandidat për deputet, Idriz Vehapi duke kërkuar votën për zgjedhjet e 6 tetorit u shpreh se për t’u dëgjuar zëri i rahovecianëve, ata duhet të mbështesin fuqishëm programin e PDK-së.

”Me praninë tuaj me vullnetin e jashtëzakonshëm për të zgjedhur më te mirët. Rahoveci i intelektualve, i punëtorëve i rrushit, i venës, gjithmonë ka ditur të bëjë dallimin”.

”Prandaj besoj fuqishëm se zëri juaj do të dëgjohet për t’i dhënë mbështetje programit të PDK-së”, tha Vehapi.

Në këtë tubim, po ashtu u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj ane, në mesin e të cilëve është edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, njofton Klan Kosova.

Related posts