Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, vlerëson se Qeveria e re me Kryeministër Avdullah Hotin do të jetë jetëshkurtër.
Ai ka theksuar se do të përpiqet të punojë shumë që kjo të arrihet.
“Nuk e di së çfarë se do të bëjë por kam shpresa të vogla dhe besoj se kjo Qeveri do të kolapsojë shumë shpejt. Do të punoj që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje. Qytetarët janë mashtruar. Kjo Qeveri është pjesë e epokës së mashtrimit”, është shprehur Veseli në Klan Kosova.
“Qeveria e re është shumë e dëmtuar, sepse është vazhdimësi i qeverisjes së kaluar – i njëjti projeksion. Kemi skepticizmin tonë se nuk do të mund të bëjë diçka, ose asgjë. Do ta thellojë krizën ekonomike. LDK ka qenë bashkë me Vetëvendosjen, nuk mund t’i faturohet e tëra LVV. Kur e kemi propozuar pakon emergjente ka mundur ta ngritë zërin”.
“Kryeministri është vazhdimësi, është zëvendës i Kurtit i cili është futur në një projekt për shpresë dhe e kanë dëmtuar për 50 ditë”.