Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është nisur në një vizitë tjetër në Evropë me qëllim të lobimit për heqjen e vizave. Destinacioni i radhës është Holanda, shteti që është skeptik në liberalizimin e vizave të Kosovës.
Pas një turi që ka filluar gjatë muajit qershor, kryeparlamentari Veseli po viziton shtete në ndryshme evropiane për t’i bindur se kosovarët meritojnë heqjen e vizave.
Sic njofton zyra e Veselit, ai sot është nisur në Holandë.
“Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol”, thuhet në njoftim.
Përvec me homologen e tij holandeze, Veseli pritet të zhvillojë takime të tjera me eurodeputetë, me pozitën dhe opozitën e Holandës.