970×90
970×90

Kadri Veseli ngjitet në bjeshkë, kujton kohën kur kalonte këto shtigje me shokët e luftës

Kadri Veseli ngjitet në bjeshkë, kujton kohën kur kalonte këto shtigje me shokët e luftës

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka qëndruar në bjeshkë, konkretisht në brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit.


Ai përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar se këto shtigje i ka kaluar për herë të fundit në vitin 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmē edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral.

Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj.

Related posts