
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur në takim urgjent të gjithë nënkryetarët dhe ministrat e partisë së tij.
Burimet e Indeksonline brenda kësaj partie kanë thënë se takimi do të mbahet pas pak në Selinë e PDK dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion se cila është arsyeja e kësaj mbledhje të jashtëzakonshme.
Pak më parë, në një konferencë për gazetar, Veseli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gjuhës së urrejtjes nga askush.