
Partia Demokratike e Kosovës ka kohë që është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake.
Për këtë proces ka folur kryetar i kësaj partie, Kadri Veseli.
“Qysh para fillimit të zgjedhjeve ka lindur në mënyrë të veçantë një proces reformator. Rinia ia ka vendosur emrin Dekada e Re. Kjo është iniciativë e njerëzve inovatorë dhe që do të sundojnë. Është vizioni i së ardhmes së vendit, i cili bazohet në konceptin e djathë, në konceptin konservator”, ka thënë Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“43 mijë të rinj kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor. Tashmë kemi 1140 njësi, struktura të partisë, në 33 degë janë zgjedhur 18 kryetarë të rinj, ndërsa të tjerët janë vazhdimësi. Nuk ka njerëz të rinj dhe të vjetër – ka koncept reformator. 70 mijë njerëz kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor”.
“Nuk jam duke luftuar të fitojë zgjedhjet, jam duke luftuar të fitojë ky vend. Aty ku futet PDK, aty kryhet puna, këtë e ka treguar realiteti.
“Ne kemi kapacitete në program, jemi shumë larg partive që aktualisht i kemi konkurrente. Ne jemi shumë para tyre në çdo sondazh. Edhe sot po të dilnim në zgjedhje jemi të parët”.