
Portali “Kryefjala” në Tiranë raportoi dje për sherr në zonën VIP të “Sunny Hill Festival” në natën përmbyllëse të organizimit.
U tha se ngjarja ka ndodhur në pjesën VIP ku Dukagjin Lipa kishte sistemuar njerëz të biznesit dhe politikës, përfshirë dy ministre dhe kryetarin e Bashkisë me bashkëshorten, Erion Veliaj.
Megjithatë, ajo që nuk u kuptua qe përfshirja e VIP-ave në sherr.
Burime të sigurta të Prive.al kanë bërë të ditur se në këtë kacafytje ka qenë i përfshirë këngëtari Elgit Doda. Pranë Elgitit raportohet të ketë qenë edhe aktori dhe moderatori i njohur, njëherësh miku i tij i ngushtë, Romeo Veshaj.
Kacafytja ka ndodhur me djalin e një biznesmeni të njohur i cili ishte i pranishëm në zonën VIP me rrethin e tij shoqëror.
Sigurimi ka ndërhyrë shpejt duke e neutralizuar situatën teksa dëshmitarët okularë kanë rrëfyer se kanë mbetur të habitur nga e gjithë ngjarja.