
Meriton Korenica ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Ballkanin ndaj Bate Borisov (1-0), duke i ndihmuar skuadrës kosovare të shkojë në grupe për herë të dytë radhazi. Shkruan Gazeta Projekti.
Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka.
Por, ai karrierën do ta vazhdojë në skuadrën turke Manisa Football Club ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.
Për këtë transferim ka reaguar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili Korenicës i ka uruar sukses.
“Meriton Korenica, shumë suksese i dashur”, ka shkruar Kabashi duke shpërndarë edhe fotografin e tij të fundit.