Presidenti i klubit FC.Ballkani, z, Arsim Kabashi, ka reaguar në lidhje me spekulimet e fundit të cilat kanë ndodhur në lidhje me transferet në klubin e tyre dhe ka sqaruar marrëveshjen të cilën e ka pasur klubi me ujin PIKA, transmeton GazetaProjekti. Ai, shkruan.
Sqarim rreth ndërprerjës me furinizim nga uji Pika ,
Të nderuar tifoz dhe qytetar sqarim lidhur me kishe sponzorizimin e Ujit pika per Fc Ballkanin , por realiteti është bërë marrveshje me Ujin Pika për Marketing në Stadium me vendosjen e panos pika me interesin e tyre (siq e dokumentojm ne foto) në vlere vjetore 1000 euro ,dhe në këtë vlere jemi dakorduar që mos të paguhet në Euro por me kompenzim me ujin për lojtar ,
Sqarim FC Ballkani që nga data 01.07.2017 e deri më tani nuk është sponzorizuar as edhe 1 euro nga askush tjetër përveq Sponzorit te vetem CIMA Group.
Edhe një sqarim në lidhje me transferimin e 2 lojtarëve Boshnjak me nënshtetësi serbe, jemi në analiza të mirëfillta me qytetarë,themeluesit e klubit, FFK-n si dhe organe tjera dhe së shpejti do të marrim vendimet e duhura për më të mirën e qytetit dhe FC Ballkanit, pasi jemi të shqetsuar shumë për gjendjen në qytetin tonë .
Faleminderit për mirëkuptim
Arsim Kabashi
A