
Presidenti i FC. Ballkanit, Arsim Kabashi, ka reaguar edhe një herë në lidhje me drejtësinë e cila po ndodh në futbollin kosovar. Ai, ka shprehur shqetësimin e tij pasi që me gjithë këtë investim të cilin po ndodh në futbollin kosovar, kjo po preket nga gjyqtarët, të cilët nuk po e ndajnë drejtësinë siq duhet, tutje ai si president i FC Ballkanit po e shqyrton mundësinë që në ndeshjet të cilat do të zhvillohen nga klubi i tij, të angazhoj gjyqtarë të huaj dhe kjo kërkesë do të ndodh në mbledhjen e parë të cilën do ta mbaj me klubin.
Statusi i plotë i Kabashit:
Jam thellë i indinjuar me ndarjen e drejtësisë në këtë fillim gjysëm stinori, për të cilin kam bindjen dhe besimin e plotë se është më interesanti nga pas lufta e deri më tani. Në këtë kampionat po investohet shumë në kualitet te trajnerëve e të futbollistëve,dhe për këtë arsye edhe buxhetet e klubeve janë shumë të larta dhe rivaliteti mes skuadrave është shumë i madh.Në këtë kampionat protagonist kryesor duhet të jenë futbollistët e trajnerët, por për fat të keq nuk janë. Në këtë fillim e pamë edhe një herë që protagonistët kryesorë ishin gjyqtarët dhe thënë të vërtetën, kishte gjyqtarë që edhe iu kemi besuar në ndarjen e drejtësisë por sot gjindemi para nje sfide…!
Kur humb besimi tek gjyqtarët më të mirë në Kosovë, a mos duhet vallë të bëjmë kërkesë që ndeshjet e futbollit të Kosovës t’i drejtojnë gjyqtarë të huaj?
Sapo të mbajmë një mbledhje me bordin e klubit FC Ballkani, do ta shqyrtojmë mundesinë dhe njëherit të bëjmë kërkesë që të gjitha ndeshjet e FC Ballkanit të gjykohen nga gjyqtarë te huaj, sepse unë Arsim Kabashi, president i FC Ballkani, dua vetëm drejtësi.